42 Tirana
Mëso kodimin... Thyej kufijtë.
42 Tirana është shkolla e parë e kodimit pa tarifë në Shqipëri.
Pa klasa tradicionale dhe pedagogë.
Mësim mes studentësh përmes konceptit të lojës. Hapur 24/7!
Një program i krijuar për të ardhmen në shkencat kompjuterike që edukon gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve.
Kurrikula e 42 bazohet në projekte, pa asnjë klasë apo pedagog, dhe i mundëson studentëve të ‘mësojnë nga njëri tjetri’ duke punuar në bashkëpunim në projekte dhe duke integruar ide të ndryshme nga puna në grup. Rezultati është zgjidhje më kreative dhe një mendësi e veçantë që i bën ata më të shpejtë dhe të adaptueshëm se studentët tradicionalë.

Pa klasa tradicionale dhe pedagogë
Pedagogji e bazuar në projekte
Mësim mes studentësh
Mësim përmes konceptit të lojës

koncept unik në botën e edukimit të lartë
42 ofron edukim profesional pa pagesë, me nivel botëror, që ndryshon jetën e studentëve dhe hap një botë mundësish të pafundme. Nuk ka kosto apo tarifa të fshehura për studentët, dhe asnjë shpërblim apo pagesë për shërbimet e ofruara.
Çfarë e bën 42 të veçantë?
zero tarifë shkollimi
Kampusi është plotësisht falas, pa asnjë kosto të fshehur – as tani, as më vonë. Ne besojmë se çdokush duhet të ketë mundësinë të studiojë në 42.
Për të gjithë
Nuk kërkohet diplomë apo përvojë paraprake në kodim, e hapur për të gjithë nga 18 vjeç.
Mësim fleksibël mes studentësh
Pa klasa tradicionale dhe pedagogë, në 42 ti zgjedh rrugën tënde. Do të mësosh me shokët e tu, duke gjetur përgjigje për çdo problem dhe duke ndërtuar projekte së bashku.
Hapur 24/7
Studio në çdo kohë në kampus, sipas mundësisë dhe orareve të tua.
një rrjet ndërkombëtar
në zgjerim
42, rrjeti më i madh i shkollave pa tarifë studimi për IT në botë, ka një prani globale me mbi 55 Kampuse në më shumë se 32 shtete.
Çdo Kampus ofron të njëjtën pedagogji inovative në harmoni me kulturën dhe mjedisin lokal.