
Një botë krejt e re e mësimit..
Mësimi është një rrugëtim që duhet përjetuar, jo thjeshtë një obligim. Në 42, besojmë se nëse kodimi të përmbush, duhet të zhytesh në të menjëherë - pa ligjërata të gjata, pa kufizime, vetëm me sfida reale dhe përvojë praktike. Të mësosh përmes lojës, mes miqve e kolegëve, me projekte reale. Ti e vendos ritmin e angazhimit dhe çfarë dëshiron të fitosh nga kjo përvojë, derisa mbetesh pjesë e një komuniteti që mëson dhe rritet bashkë me ty.
Si entuziaste e teknologjisë dhe edukimit, ndihem krenare që po e udhëheq ndërtimin e konceptit 42 në Tiranë, e para në rajon. Ky është një program që jo vetëm po përgatit gjeneratën e ardhshme të krijuesve dhe inovatorëve, por po ndryshon edhe mënyrën se si deri sot kemi mësuar e bashkëpunuar për të krijuar zgjidhje që shtojnë vërtet vlerë për komunitetin - këtu në Shqipëri, pse jo dhe përtej.
Donjeta Sahatçiu
Drejtuese e Kampusit 42 Tirana
kampusi 42 tirana

Gjatë javës, fundjavave, festave publike, në orët e hershme ose të vona të ditës… Kampusi është gjithmonë i hapur për studentët. Natyrisht, i gjithë ambienti është i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara lëvizjeje.
42 Tirana ofron infrastrukturë të shkëlqyer IT, për të siguruar që studentët të kenë kushtet më të mira të mundshme për të mësuar dhe punuar.
Larg ekranëve dhe në dispozicion në çdo moment të ditës, do të gjesh një hapësirë për të ngrënë diçka, pirë një kafe dhe relaksuar. Kafeteria ka makina shitëse me ushqime, pije dhe snacks.
Dhoma e takimeve është në dispozicion në çdo moment të ditës, duke ofruar studentëve një hapësirë të dedikuar për t’u mbledhur, shkëmbyer ide dhe bashkëpunuar në projekte. E dizajnuar për të nxitur punën në ekip dhe krijimtarinë, ajo ofron një ambient të qetë dhe të pajisur mirë për diskutime, seanca brainstorming dhe mësim nga shokët e kolegët.
njihu me ekipin
donjeta Sahatçiu
marinela kuçaj
Si të arrish në 42 Tirana?
Piramida e Tiranës
Kati -1
Bulevardi Dëshmorët e Kombit 5
1001 Tiranë, Shqipëri
Piramida e Tiranës është e vendosur në qendër, duke e bërë lehtësisht të aksesueshme me mjete të ndryshme transporti. Më poshtë janë mënyrat më të mira për të arritur në vend nga pikat kyçe në qytet. Për një qytet më të gjelbër, ecni, përdorni biçikletën ose transportin publik! 🚲🚶♂️
Ecje- Sheshi Skënderbej – 10-15 minuta përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit
- Blloku – 5 minuta përmes Rrugës Ibrahim Rugova
Me biçikletë- Sheshi Skënderbej – 5-7 minuta përmes korsive për biçikleta
- Parku i Liqenit Artificial – 10 minuta përmes Bulevardit Bajram Curri
- Parkimi i biçikletave – I disponueshëm pranë Piramidës
Autobus- Ndalesa më e afërt: “Posta e Madhe”
- Linjat: Gjelbër (Unaza), Blu (Tirana e Re – Kombinat), Linzë
Me makinëParkimi i disponueshëm në rrugët përreth dhe parkingjet nën tokë
Mund të parkoni biçikletën dhe skuterin në afërsi dhe t’i karikoni nëse është e nevojshme. Shkolla nuk ka parkim për makina dhe skuter.
Piramida e Tiranës është projektuar për të qenë e aksesueshme për të gjithë:
- Aksesi për karrocë: Rampat ofrojnë hyrje të lehtë në Piramidë
- Ashensorë dhe shkallë: Brenda, ashensorët dhe shkallët lidhen me shkollën në katin -1
- Rrugë të aksesueshme: Rrugët e sheshta çojnë nga rrugët përreth deri në hyrje
Nëse keni nevojë për ndihmë, stafi është i gatshëm për t’ju ndihmuar! ♿
Keni pyetje?
Ndoshta ne kemi përgjigjen
Kur fillon programi?
Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Sa kohë zgjasin rregjistrimet e hapura?
Regjistrimet për 42 Tirana fillojnë në shkurt dhe qëndrojnë të hapura deri në gusht.
Datat e Piscine
“Piscine” në frëngjisht do të thotë “pishinë” – dhe për një muaj do të “zhytesh” thellë në metodën tonë të të mësuarit. Ky është testi yt për të zbuluar nëse 42 është e duhura për ty.
Kemi hapur regjistrimet për dy Piscine:
Piscine 1 | 2 – 27 qershor |
Piscine 2 | 7 korrik – 1 gusht |
Datat e takimeve prezantuese
Takimet prezantuese organizohen në muajt para Piscine-ave. Vendet janë të kufizuara.
- 18 mars: 10:00-13:00
- 25 mars: 10:00-13:00
- 8 prill: 14:00-17:00
- 15 prill: 14:00-17:00
- 22 prill: 17:00-20:00
- 20 maj: 10:00-13:00
- 27 maj: 14:00-17:00
- 29 maj: 17:00-20:00
- 24 qershor: 10:00-13:00
- 1 korrik: 14:00-17:00
- 3 korrik: 17:00-20:00