GJITHÇKA QË DUHET TË DISH ...
Këtu do të gjesh përgjigjet në pyetjet më të shpeshta rreth 42 Tirana.
DATAT E RËNDËSISHME
Kur fillon programi?
Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Sa kohë zgjasin rregjistrimet e hapura?
Regjistrimet për 42 Tirana fillojnë në shkurt dhe qëndrojnë të hapura deri në gusht.
Datat e Piscine
“Piscine” në frëngjisht do të thotë “pishinë” – dhe për një muaj do të “zhytesh” thellë në metodën tonë të të mësuarit. Ky është testi yt për të zbuluar nëse 42 është e duhura për ty.
Kemi hapur regjistrimet për dy Piscine:
Piscine 1 | 2 – 27 qershor |
Piscine 2 | 7 korrik – 1 gusht |
Datat e takimeve prezantuese
Takimet prezantuese organizohen në muajt para Piscine-ave. Vendet janë të kufizuara.
- 18 mars: 10:00-13:00
- 25 mars: 10:00-13:00
- 8 prill: 14:00-17:00
- 15 prill: 14:00-17:00
- 22 prill: 17:00-20:00
- 20 maj: 10:00-13:00
- 27 maj: 14:00-17:00
- 29 maj: 17:00-20:00
- 24 qershor: 10:00-13:00
- 1 korrik: 14:00-17:00
- 3 korrik: 17:00-20:00
PROGRAMI NË 42 TIRANA
Sa zgjat programi?
Mesatarisht tre vite, me një fazë të parë – kurrikulën bazë – që zgjat më shumë se 18 muaj.
Si mund të marr një certifikatë nga 42?
Certifikata e 42 lëshohet kur një student vendos të përfundojë programin pasi ka përfunduar kurrikulën bazë. Ajo dëshmon se studenti ka arritur nivelin final në 42. Në varësi të rrugëtimit personal, certifikata varion nga niveli 9 (përfundimi i kurrikulës bazë) deri në nivelin 21 (validimi i disa degëve tematike, duke përfshirë periudhat e specializimit).
A mund të punoj gjatë programit?
Programi në 42 është intensiv. Nuk rekomandohet një punë me orar të plotë. Një punë me kohë të pjesshme është më e arsyeshme, por do të kërkojë disiplinë të lartë personale.
A mund të ndjek një Kampus tjetër gjatë programit?
Pasi të kesh përfunduar kurrikulën bazë, mund të transferohesh në një tjetër Kampus brenda rrjetit të 42.
A mund të bëj një pauzë gjatë programit?
Ekipi pedagogjik i Kampusit shqyrton kërkesat për pauza në kurrikulë dhe duhet t’i aprovojë ato përpara se të ndërmerren.
A ofron 42 Tirana kontrata praktike profesionale?
42 Tirana mund të ofrojë mundësi praktike përmes rrjetit të saj të partnerëve në industri dhe më gjerë. Megjithatë, praktikat duhet të fitohen dhe nuk mund të garantohen.
Informacione dhe Përgatitje
A kërkohet ndonjë diplomë?
Kampuset e 42 në mbarë botën nuk kërkojnë asnjë shkollim të lartë (diplomë) apo përvojë të mëparshme në kodim.
Pse duhet të jesh i rritur për të aplikuar në një Kampus të 42?
Edhe pse pedagogjia e 42 është e hapur për të gjithë dhe mbështet profilet atipike, ne nuk inkurajojmë braktisjen e shkollës së mesme. Për këtë arsye, programi është i rekomanduar vetëm për ata që kanë mbushur moshën madhore.
A ka kufizime moshe?
Çdokush mbi 18 vjeç mund të aplikojë në 42. Nuk ka kufi maksimal moshe.
Sa kushton të studiosh në 42?
Studimet në çdo Kampus të 42 janë pa pagesë. Nuk ka tarifa të fshehura, as tani dhe as pas përfundimit të programit.
A mund të anashkaloj ndonjë hap për t’u bërë pjesë e 42 Tirana?
Programi në 42 është unik: nuk ka “vite” dhe çdo hap është i detyrueshëm. Të gjithë nisin nga fillimi i programit, por çdo student përparon me ritmin e tij ose të saj. Nuk është e mundur t’i bashkohesh 42 në mes të programit.
Si mund ta vizitoj 42 përpara se të aplikoj?
42 Tirana organizon takime të prezantimit, ndryshe ”open days”. Datat publikohen në faqen web dhe kanalet e rrjeteve sociale zyrtare të Kampusit.
PISCINE NË 42 TIRANA
Si mund të para-regjistrohem për Piscine?
Pasi të kesh kaluar lojërat online dhe të kesh marrë pjesë në një takim prezantues, mund të para-regjistrohesh për Piscine.
Si mund ta konfirmoj regjistrimin për Piscine?
Për të konfirmuar regjistrimin në Piscine, duhet të përfundosh dy hapa:
- të marrësh pjesë në një takim Prezantues në Kampus sipas datave në faqen web,
- të kryesh verifikimin e ID-së në Kampus disa ditë përpara fillimit të Piscine.
Cilat janë kriteret e përzgjedhjes?
Kriteret e përzgjedhjes nuk publikohen. Ka vetëm një rregull: gjatë Piscine, jep gjithçka që ke! Vetëm kështu do të kuptosh nëse metoda dhe pedagogjia e 42 janë të përshtatshme për ty.
A ka kuota pranimi?
Në 42 Tirana nuk ka kuota përzgjedhjeje. Megjithatë, disa vende për takimin prezantues dhe Piscine rezervohen përkohësisht për të garantuar që gratë të kenë më shumë kohë për t’u regjistruar.
A mund ta ndjek fazën e Piscine disa herë?
Mund të merrni pjesë deri në 2 Piscine gjatë jetës suaj, në të gjitha kampuset e 42 dhe partnerët e saj. Duhet të respektohet një minimum prej 300 ditësh midis këtyre 2 Piscine-ave.
A mund ta kaloj Piscine në një Kampus dhe më pas të bashkohem me një tjetër?
Të gjithë hapat e aplikimit – nga lojërat online deri te Piscine – duhet të përfundojnë në të njëjtin Kampus.
Ku duhet të filloj vitin akademik?
Duhet të fillosh vitin akademik në Kampusin ku ke përfunduar Piscine. Nëse ke kaluar Piscine në Tiranë, atëherë duhet të fillosh vitin në Tiranë.
STUDENTËT E HUAJ NË 42 TIRANA
Cilat janë gjuhët e folura në 42 Tirana?
Si rregull, kurrikula e 42 mund të ndiqet në gjuhën angleze në çdo Kampus të 42. Një nivel bazë i gjuhës shqipe rekomandohet për t’u përshtatur më lehtë me jetën studentore.
Si mund të marr vizë për fillimin e vitit akademik?
Studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri për më shumë se 90 ditë duhet të aplikojnë për një vizë të tipit D pranë ambasadës ose konsullatës shqiptare në vendin e tyre të origjinës.
A mund të marr vizë për takimin prezantues ose Piscine?
Sipas legjislacionit shqiptar, viza për qëllime studimi (tipi D) jepet vetëm për programe afatgjata dhe nuk lëshohet për pjesëmarrje në takimin prezantues ose Piscine. Pjesëmarrësit ndërkombëtarë mund të hyjnë në Shqipëri sipas rregullave të përgjithshme të vizave ose regjimit pa viza, në varësi të shtetësisë së tyre. Për më shumë informacion, kontaktoni Ambasadën Shqiptare në vendin tuaj.
A mund të regjistrohem në 42 si student i huaj?
Po, procesi është i njëjtë për të gjithë. Megjithatë, kurrikula e 42 nuk mund të përfundohet në distancë. Duhet të jesh fizikisht i pranishëm në Kampus, si për Piscine ashtu edhe për gjithë programin.
