Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Falë metodave të tij inovative të mësimdhënies, 42 ofron një edukim profesional të jashtëzakonshëm pa u mbështetur në leksione tradicionale.
Stafi pedagogjik është aty për t’i ndihmuar studentët të gjejnë vetë zgjidhjet e tyre. Për të përparuar në 42, duhet të punoni në grupe, të mbështeteni tek komuniteti për të kapërcyer sfidat dhe pastaj të ndani përvojën tuaj me të tjerët. Programimi nuk mësohet duke kopjuar algoritme në letër!
Në 42, studentët marrin përgjegjësinë për suksesin e tyre përmes një kurrikule 100% praktike.
E vetmja mënyrë për të ecur përpara është të sfidosh veten: mund të mbështetesh gjithmonë te forca e grupit, të japësh dhe të ndash informacione, si dhe të mësosh dhe të stërvitesh në të njëjtën kohë. Kjo inteligjencë kolektive në rritje ndihmon studentët të kuptojnë si funksionon një mjedis profesional, ku çdo pjesë mbështetet tek tjetra për të arritur një projekt.
Në 42, dështimi nuk është fundi.
Është një nga rrugët drejt suksesit: teston një program, kupton gabimet, i korrigjon dhe ecën përpara. Në 42, vlerësohesh për gjetjen e zgjidhjeve të tua. Nuk bëhet fjalë për të kopjuar verbërisht një model – ajo që ka rëndësi është arritja e rezultatit, pa rëndësi se në çfarë mënyre e arrin atë.
Nëse aplikon në 42, mos prit që dikush të të mësojë çdo gjë.
Duhet t’i gjesh përgjigjet vetë ose të kërkosh ndihmë nga studentët e tjerë, të cilët, gjithashtu nga ana e tyre do të mësojnë prej teje. Kjo metodë të ndihmon të përparosh dhe të mprehësh aftësitë përmes kërkimit, eksperimentimit dhe mbrojtjes së qasjes tënde ndaj një problemi.
Në mësimin tradicional, vlerësimi bëhet në fund të kurrikulës. Në 42, ai është momenti kur mëson më shumë.
Vlerësimi nga vetë studentët kërkon që ata të gjykojnë punën e njëri-tjetrit duke përdorur një shkallë vlerësimi të vendosur nga stafi pedagogjik. Ky sistem nxit dialogun dhe ndarjen e këshillave, duke i ndihmuar studentët të avancojnë dhe të eksplorojnë metoda alternative. Në 42, nuk ka vetëm një përgjigje të saktë – dhe nuk ka një model të vetëm për të kopjuar e mësuar përmendësh.
Në një klasë tradicionale, bashkëpunimi shpesh shihet si kopjim. Në 42, është e kundërta.
Kur një projekt bëhet shumë i vështirë, puna në grup ndihmon për të ndarë këndvështrime të ndryshme. Duke u bashkuar me dikë që po përballet me të njëjtën sfidë, mund të ndani ide dhe strategji. Çdokush sjell diçka të vlefshme, dhe së bashku mund të kuptoni e mbani mend çelësat për të përfunduar një projekt me sukses.
Metoda e 42 ofron një mjedis motivues dhe argëtues, të frymëzuar nga lojërat, i krijuar për ta bërë procesin e të mësuarit sa tërheqës aq edhe shpërblyes.
Ashtu si në një lojë video, mund të provosh, të dështosh dhe të provosh përsëri derisa të arrish suksesin. Ndërsa përfundon dhe vlerëson aktivitetet, fiton Pikë Eksperience që pasqyrojnë aftësitë që ke zotëruar gjatë rrugës. Progresi dhe aftësitë e tua shfaqen në profilin personal në Intranet, si një pasqyrë e gjithçkaje që ke mësuar dhe arritur në 42.
Jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm: pse duhet të imponohet një i tillë? Në 42, ne nuk ndjekim një orar. Në mesatare, studentët integrohen në tregun e punës pas 3 vitesh. Programi i studimit është i ndarë në dy pjesë: pjesa e përbashkët dhe pjesa e dytë, e njohur si pjesa e specializimit. Programi i përbashkët duhet të përfundohet brenda një maksimumi prej dy vitesh. Pjesa e dytë mund të zgjasë më shumë, në varësi të planeve tuaja të karrierës. Shumica e projekteve të kërkuara kanë një vlerësim realist të kohës që kërkohet, përpara një afati të caktuar: organizimi personal përfshirë menaxhimin e kohës është thelbësor.
Programi i 42 fillon me kurrikulën bazë. Kjo përvojë u ndihmon studentëve të zhvillojnë si aftësi të forta teknike, ashtu edhe cilësi thelbësore njerëzore si puna në grup, zgjidhja e problemeve, komunikimi dhe të mësuarit e pavarur. Duke zgjatur nga 6 deri në 24 muaj, programi përshtatet me ritmin e secilit student dhe ndërtohet mbi projekte praktike që lidhin teorinë me aplikimin real. Studentët zgjidhin probleme teknike duke projektuar algoritme efikase dhe duke ndërtuar arkitektura të sigurta e të shkallëzueshme softuerike duke përdorur C, Python dhe gjuhë të tjera programimi. Ata eksplorojnë protokollet e rrjetit, administrimin e sistemeve dhe infrastrukturat cloud përmes mjeteve si Docker. Gjithashtu krijojnë aplikacione dinamike në web dhe zgjidhje të bazuara në inteligjencë artificiale — nga chatbot-et deri te sistemet e rekomandimit — duke përmirësuar punën e tyre përmes bashkëpunimit me njëri-tjetrin.
Pjesa e dytë e programit trajton fusha klasike digjitale dhe programimi si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe zhvillimi i aplikacioneve mobile. Fokuson punën në projekte në grup dhe bashkëpunim, si dhe neutralitetin ndaj markave, teknologjive dhe gjuhëve për të zhvilluar aftësitë e përshtatjes të studentëve tonë dhe për t’i ndihmuar ata të shmangin vjetërsimin që godet tregun digjital herë pas here. Studentët janë të lirë të zgjedhin fushat që duan të eksplorojnë. Kjo i ndihmon ata të diversifikojnë aftësitë dhe ekspertizën e tyre. Kjo pjesë e programit përfshin gjithashtu praktika dhe projekte të herëpashershme me partnerë ekskluzivë, shkolla të tjera dhe madje një program ndërmarrësie. Është në dorë të studentëve të vendosin kur të ndalojnë programin dhe të bëhen Alumni.
Jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm – prandaj nuk kemi pse të vendosim një të tillë. Në 42 Tirana, nuk ndjekim një orar administrativ apo akademik fiks. Mesatarisht, studentët hyjnë në tregun e punës pas 3 vitesh. Kurrikula ndahet në dy pjesë: bërthama e përbashkët dhe pjesa e dytë, e njohur si specializimi. Pjesa bazë duhet të përfundohet brenda maksimumi dy vitesh. Pjesa e specializimit mund të zgjasë më shumë, në varësi të planeve të tua për karrierën. Shumica e projekteve kanë një vlerësim realist të kohës së nevojshme për t’i përfunduar, në vend të një afati të imponuar – organizimi personal është element kyç.
Kohëzgjatja e programit të përbashkët përshtatet me modelet e punës së studentëve. Sa më i madh të jetë investimi, aq më e shkurtër bëhet. Një numër arritjesh të ndërmjetme ofrojnë mundësinë për të vlerësuar progresin: Sistemi i Kontrolluar (Paced System) pastaj rikalkullon datën e parashikuar për përfundimin e programit të përbashkët. Studentët më të shpejtë mund ta përfundojnë atë për vetëm 8 muaj, ndërsa ata që kanë më shumë hapësirë për përmirësim mund të zgjasin deri në dy vjet.
Për të trajtuar rrethana të paparashikuara, studentët kanë një mjet në dispozicion: "Freeze" (Ngrirja). Kjo u lejon studentëve të bëjnë një pushim nga programi i përbashkët për një periudhë maksimale kumulative prej 6 muajsh. "Freeze" është subjekt i miratimit nga stafi mësimor, në varësi të fazës ku ka arritur kursi.
Pas programit të përbashkët, zakonisht studentët janë menjëherë të interesuar për tregun e punës dhe për këtë arsye ne u lejojmë të zgjedhin fundin e programit për t'u bërë Alumni. Ky kalim mund të ndodhë gjithashtu pas një periudhe pa aktivitet dhe një nivel të caktuar aftësish të arritura.
Viti i parë akademik në 42 Tirana nis në tetor 2025.
Regjistrimet për 42 Tirana fillojnë në shkurt dhe qëndrojnë të hapura deri në korrik. Gjithsesi, regjistrimet qëndrojnë të hapura për Piscines të vitit 2026
“Piscine” në frëngjisht do të thotë “pishinë” – dhe për një muaj do të “zhytesh” thellë në metodën tonë të të mësuarit. Ky është testi yt për të zbuluar nëse 42 është e duhura për ty.
Kemi tre (3) Piscine të planifikuara për këtë vit. Të gjitha vendet janë tashmë të mbushura dhe nuk ka më hapësira të lira për pjesëmarrje. Gjithsesi aplikimet qëndrojnë të hapura për vitin 2026!
Piscine 1 | 23 qershor – 18 korrik |
Piscine 2 | 21 korrik – 15 gusht |
Piscine 3 | 1 – 26 shtator |
Takimet organizohen në muajt para çdo Piscine. Nuk do të ketë takime të tjera të planifikuara për pjesën e mbetur të këtij viti. Ju inkurajojmë të qëndroni të informuar dhe të na ndiqni në kanalet tona për takimet e para për Piscines në 2026!